Blitz

 Breaking News

Ndërkohë që ti po rri në karantinë, Kylie Jenner shpallet miliarderja më e re në botë për të dytin vit radhazi!

Ndërkohë që ti po rri në karantinë, Kylie Jenner shpallet miliarderja më e re në botë për të dytin vit radhazi!
April 08
15:10 2020

Prestigjozja “Forbes” publikoi të mërkurën listën vjetore të miliarderëve në botë dhe mdelja e bukurisë Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re në botë, vetëm 22 vjeçe!

Në vitin 2019, Kylie mposhti krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg, si miliarderja më e re në botë në moshën 21-vjeçare, ndërsa ai ishte vetëm 23-vjeç kur bëri miliardët e tij, 11 vjet më parë në 2008.

Forbes i është drejtuar polemikave që rrethojnë titullin ‘self-made’ pasi vitin e kaluar, njerëzit mendonin që Kylie vinte nga një prejardhje tashmë e privilegjuar..

“Po, e bërë vetë (megjithëse shumë ndihmë nga familja e saj e famshme, ajo nuk e trashëgoi biznesin e saj – ajo e ndërtoi atë)”, kishin thënë ata.

Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë për vitin e dytë më radhë

Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars të vitit 2019.

Share