Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërkohë që të gjithë po “plaken” me FaceApp, Fjodora Fjora u del kundër: Çmenduri!

Ndërkohë që të gjithë po “plaken” me FaceApp, Fjodora Fjora u del kundër: Çmenduri!
July 17
15:31 2019

Brenda pak orësh kudo në rrjete sociale njerëzit po publikojnë foto të tyre si të moshuar. Kjo realizohet përmes aplikasionit “FaceApp” i cili të jep një pamje tënden se si do të dukesh pas 50 vjetësh.

Shumica e personazheve kanë postuar foto të tyre dhe bashkëshortëve në rrjete sociale, duke u argëtuar me pamjen e tyre sipas aplikacionit.

Por njëra prej tyre jo vetëm që nuk ka pranuar të shohë se si do të duket pas disa vitesh, por e ka quajtur çmenduri faktin që të gjithë po publikojnë foto të tilla.

Fjodora Fjora shkruan në postimin në Instagram:

“Bëj be do e mbyll Instagram-in për sa kohë do shoh miqtë e mi se si do duken pleq! Shijoni rininë se kjo nuk kthehet më, do e shihni pleqërinë çdo ditë në pasqyrë.”

Komik është gjithashtu një koment i këngëtares Irma Libohova, e cila për të përkrahur mendimin e Fjodorës ka shkruar:

Uu! Ju përshëndes të gjithëve dhe veten time me këngën time “Sot jam 20 vjeç”!”

Epo le të themi se jo të gjithë duhet ta pëlqenin “FaceApp”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje