Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndarja e Rita Orës nga Brooklyn Beckham, ja kush hyri në mes

Ndarja e Rita Orës nga Brooklyn Beckham, ja kush hyri në mes
January 27
11:11 2019

Rreth 1 viti më parë, mediat filluan të flisnin për flirtimin më të ri në Hollywood, atë mes Rita Orës dhe djalit të David Beckham, Brooklyn. Por kjo nuk zgjati shumë, sepse ata e ndërprenë komunikimin për arsye që u zbuluan vetëm së fundi.

Thuhet se kanë qenë pikërisht prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria që nuk e kanë aprovuar marredhenien dhe e kanë ndaluar të birin ta takojë. Një ndër arsyet ishte dhe diferenca 8 vjeçare e moshës, pasi ai në atë kohë ishte vetëm 18 vjeç e Rita 26.

Rita njihet për lidhjet e shumta me djemtë e njohur apo modelet femra, dhe ata nuk donin që Brooklyn të shkonte në rrugën e gabuar.

“David ishte shumë i nevrikosur kur mori vesh për “shoqërinë” e tyre, ndërsa Victoria ishte kuptueshëm e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.”- është shprehur një mik i familjes mbrëmjen e djeshme.

Tashmë gjithçka është e qartë se pse nuk funksionoi mes tyre. Ata u ndanë në mënyrë paqësore dhe ende mbajnë marrëdhënie të mira. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje