Blitz

 Breaking News

Ndahet nga jeta në spitalin e Romës aktorja e njohur si Silvia Conti tek “Oktapodi”

Ndahet nga jeta në spitalin e Romës aktorja e njohur si Silvia Conti tek “Oktapodi”
April 14
06:35 2020

Është ndarë nga jeta nga një infarkt në zemër aktorja franceze Patricia Millardet, aq e dashur për italianët por edhe për shqiptarët me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ditën e djeshme, të cilat deklaruan se aktorja 63-vjeçare ishte shtruar në spitalin “San Camillo” në Romë dhe ka nderruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

Patricia Millardet lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Francë. Ajo jetonte në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë si gjykatësja kurajoze dhe e pakorruptueshme Silvia Conti tek “Oktapodi”, serial ku luante dhe Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001.

 

Share