Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela

Ndahet nga jeta bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela
July 16
14:25 2019

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi.

Ajo e ka përshkruar të atin si një njeri fisnik dhe me virtyte të rralla, ku kryesonte dashuria e pastër për atdheun.

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zëvendësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka pasur fatin ta njohë”.,- ka shkruar e bija në rrjete sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje