Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Motra e Meghan Merkle, akuzon nënën e Dukeshës: Ka marrë para në këmbim të fotove dhe intervistave për vajzën e saj!

Motra e Meghan Merkle, akuzon nënën e Dukeshës: Ka marrë para në këmbim të fotove dhe intervistave për vajzën e saj!
May 22
11:08 2018

Gjysëm motra e Meghan Markle, ose ndryshe motra nga babai Samantha, ka akuzuar nënën e Dukeshës së Sussex se ka marrë lekë për intervistat dhe fotot që ka shpërnadrë para dasmës. Sipas saj këtë komplot ajo e ka bërë me Oprah Winfrey.

Veç kësaj, Samantha 53 vjeç ka thënë se Meghan është narciste dhe egoiste, ajo nuk e ka ftuar në dasëm pasi Samantha vuan nga një sklerozë e shumëfishtë dhe dukesha e ka mohuar për shkak të paaftësisë të saj.

Ndjekësit e akuzuan Samanthan se po kërkon vëmendje por ajo sqarua se është një qytetare amerikane dhe ka të drejtën e fjalës.

Më tej Samantha ka deklaruar se librin që ka bërë për motrën e saj “The Diary of Princess Pushy’s sister” (Ditari i motrës së Princeshë Pushy-t) është duke biseduar me prodhuesit e Hollywood-it për ta kthyer në një film./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje