Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mos shkoni në hotel me të panjohur”-Pamela Anderson del kundër lëvizjes #MeToo

“Mos shkoni në hotel me të panjohur”-Pamela Anderson del kundër lëvizjes #MeToo
November 08
09:35 2018

Pamela Anderson është zëri i rradhës i cili del kundër lëvizjes feministe #MeToo. Aktorja 51 vjeçare thotë se e gjithë lëvizja ka dalë jashtë kontrollit dhe njerëzit duhet të jenë në gjendje të mbajnë veten e tyre të sigurtë.

Ajo pranon se me siguri pas këtyre fjalëve do të “masakrohet’ nga publiku por ky është mendimi i saj dhe se #MeToo nuk po shkon në drejtimin e duhur.

“Mamaja ime më ka mësuar që të mos shkoj në hotel me të panjohur”-ka thënë Anderson kur është pyetur për viktimat e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale në Hollywood. Gjithashtu ylli i “Baywatch” mendon se ky lloj feminizmi i paralizon meshkujt dhe se i gjithë ideali i lëvizjes është bërë i mërzitshëm.

Të gjitha këto deklarata aktorja i ka bërë për programin “Now’s 60 Minutes” në Australi dhe në fund të intervistës së saj ka rrëfyer se ajo vetë është dhe ndihet feministe por kjo valë e tretë e feminizmit nuk po përcjell mesazhet që duhet.

Pasi lëvizja #MeToo mori vëmendje maksimale në fund të 2017 në SHBA pas denoncimeve kundër producentit Harvey Weinstein dhe personave të tjerë të famshëm për abuzime dhe përfitime seksuale, nga aktore shumë të njohura, këtë vit u bë globale. Por nuk kanë munguar as zërat që e kundërshtojnë drejtimin që lëvizja ka marrë. Melanie Sykes dhe Lindsay Lohan janë dy nga emrat që kanë dalë kundër dhe mendojnë se #MeToo është kthyer në një problem, sepse i bën femrat të duken të dobëta dhe se rrëfimet e shumë vajzave vetëm për të fituar famë janë duke zhvendosur vëmendjen nga problemi i vërtetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje