Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos ndoshta kjo foto e Armina Mevlanit konfirmon fejesën e saj sot me Shkëlzen Berishën?

Mos ndoshta kjo foto e Armina Mevlanit konfirmon fejesën e saj sot me Shkëlzen Berishën?
October 14
13:40 2018

Ditën e djeshme, u bë e ditur nga Gazeta Express se sipas burimeve të sigurta, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të fejoheshin sot. Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur, por mësohet se fejesa e tyre do të jetë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit.

Ajo që na bën të besojmë se ky lajm është i vërtetë është dhe një foto e sapo publikuar nga Armina në Instastory.  Bëhet fjalë për një buqetë me lule me mbishkrimin “Ditë speciale”. Më pas, ka shpërndarë dhe një foto ku duket pak nga fustani i saj me detaje lulesh.

Ajo kishte lajmëruar dhe më parë që propozimin nga Shkëlzeni e kishte marrë, por që ceremonia do të mbetej private. Nuk e dimë nëse sot është dita e shënuar, por mbetemi në pritje të detajeve të reja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje