Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos na ka gënjyer për moshën? Detaji i ditëlindjes nxjerr zbuluar Feron

Mos na ka gënjyer për moshën? Detaji i ditëlindjes nxjerr zbuluar Feron
July 08
17:43 2019

Reperi i njohur Fero feston sot ditëlindjen. Ai si fillim ka postuar një foto të tijën teksa uron veten për 22 vjetorin. Dhe në kërkimet në rrjet, figuron që ai ka lindur në 1997.

Por ne të Blitz.al vumë re një detaj të vogël (jo dhe aq) që nuk na përputhet me moshën e tij. Gjatë videove ku i këndohet kënga e ditëlindjes, teksa ai mban në duar tortën, në sfond shfaqen tullumbacet me numra. Dhe nuk lexojnë 22, por 19.


Fero je 19 apo 22 vjeç? Ose personat që kanë organizuar festën kanë bërë një gabim të vogël në llogaritje, ose kanë kursyer dhe kanë mbajtur zbukurimet e viteve më parë, ose Fero ndihet 22 vjeç dhe i pëlqen të thotë se është aq. Gjithsesi, dita e lindjes mbetet e njëjtë dhe le t’i urojmë gëzuar ditëlindjen! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje