Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatorja shqiptare merr propozim për martesë në WhatsApp

July 08
17:42 2019

Kohët e fundit moderatorja e programit të mëngjesit në Ora News ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj të re.

Pak kohë më parë, moderatorja deklaroi se ishte divorcuar nga partneri me të cilin ka dhe një vajzë, dhe më vonë njoftoi se ishte e dashuruar.

Përgjatë një bashkëbisedimi të sinqertë me ndjekësit e saj në “Instagram”, Dajana ka bërë me dije se do të martohet për të dytën herë vetëm në rast se Kamer Maloku, partneri i saj do t’i propozojë në gjunjë me një unazë 3 karat.

Epo duket se propozimi ka ardhur dhe jo, ai nuk është ulur në gjunjë nme unazë por i ka shkruar në WhatsApp.

“Do martohesh me mua”,-  e pyet boksieri i njohur.

“Po”, – i është përgjigjur Dajana

“Do bëjmë edhe dy fëmijë”,- shton Kamar ndërkohë që Dajana për këtë përgjigje e quan më të çmendur se veten.

Epo mesa duket kemi një dasmë shumë shpejt, pasi gjërat jo vetëm janë serioze por edhe shumë pranë zyrtarizimit./Blitz.al.

Komento
Shperndaje