Blitz

 Breaking News

Moderatori shqiptar: Valer Kolnikaj, Flor Agalliun dhe Eva Muratin nuk i doja pranë në 2020

Moderatori shqiptar: Valer Kolnikaj, Flor Agalliun dhe Eva Muratin nuk i doja pranë në 2020
January 11
18:06 2020

Këtë të shtunë është rikthyer sërish Pop Culture. I ftuari i Dojna Memës në “Një ditë me Dojnën” ka qenë moderator Ermal Peçi, I cili ka rrëfyer detaje nga pjesëmarrja në Dance ëith me dhe disa detaje nga jeta.

Gjatë bisedës, Ermali është pyetur nga Dojna se cilët personazhe apo miq do ti linte pas në 2019 dhe nuk do ti merrte në 2020.

“Vërtet unë kam problem me memorien dhe në 2020 doja të rregulloja memorien.”- ka thënë Ermali duke qeshur, por Dojna e ka ngacmuar sërish duke I thënë”Përshembull nga experienca e fundit nga Dance, kë nuk do të merrje me vete.”

“ Eduart Ndocaj ishte surprizë në Dance, por Nuk do të merrja Valerin, është një njeri që grindet gjithë kohën që do të bëj zhurmë kështu që Valer unë e di që më do por nuk të dua. Mateusin e dua Florin nuk e dua meqë ishim kokë më kokë nuk të dua. Nuk do të merrja as Evën”.- është shprehur ai.

Share