Blitz

 Breaking News

Moderatori shqiptar: Ekrani ka shumë brryla, më kanë nxjerrë pa skaletë!

Moderatori shqiptar: Ekrani ka shumë brryla, më kanë nxjerrë pa skaletë!
March 21
21:33 2020

Arjon Muça ka qenë i ftuari i autores dhe moderatores Dojna Mema në “Një ditë me Dojnën. Teksa kanë bërë një vizitë në atelien e Arjonit dhe ai ka treguar pasionin e tij për modën, Dojna i është kthyer sërish pyetjes për televizionin.

Çfarë ndodh pas ekranit, atë që njerëzit nuk mund ta shohin?

“Ka brryla,thashetheme për ty, fakti që njerëzit të puthin të përqafojnë dhe sa largohesh ti duan të të heqin nga puna, të të fusin shkopin në rrotë, të krijojnë situata ku ti nuk ke qenë pjesë por bëhesh kryefjala. Në shumë raste të të prishin punë, po marr raste konkrete: të të vonojnë skaletën të të nxjerrin pa skaletë, të nxjerrin në terren pa mikrofon. Është i vetmi profesion që njerëzit kanë dy duar dhe kater brryla.
Para disa vitesh më ka ndodhur të më nxjerrin në skenë pa skaletë. Normalisht duhet të vijë një ditë para që ti të mësosh edhe terminologjitë, por ishte humbur skaleta ime, pra kishte ardhur skaleta në email përvec pjesës tim, ku shkruhej Arjon thuhet “flet”. Dhe kështu kam dalë në skenë me Arjoni flet. Por e zgjidhëm me bashkëprezantuesit dhe publiku nuk e kupto”.-ka rrëfyer ai.

Share