Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Modelja protagoniste në klipin “Enigmë” është e dashura e njërit prej këngëtarëve

Modelja protagoniste në klipin “Enigmë” është e dashura e njërit prej këngëtarëve
November 06
12:41 2019

Shpesh kemi hasur me raste kur modelet në klipet e këngëtarëve shqiptar, në fakt janë shumë më shumë se protagoniste të projekteve. Së fundmi një tjetër lajm tregon se protagonistaj e klipit të Mc Kreshës dhe Art Abazit, “Enigmë”, në fakt është e dashura e njërit prej këngëtarëve.

Modelja Rreze Qerreti me origjinë nga Kosova është e dashura e Art Abazit.

Vetë këngëtari e zbuloi këtë lajm për “Panorama Plus”, duke treguar se është kokë e këmbë i dashuruar.

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj. Unë jam çdo ditë i dashuruar. Marr dhe jap dashuri në çdo moment. Terapi më të mirë se kjo s’ka dhe s’do të ketë.”- ka rrëfyer këngëtari.

Share