Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e parë transgjinore e Victoria’s Secret do të ndryshojë industrinë e modës dhe jo vetëm

Modelja e parë transgjinore e Victoria’s Secret do të ndryshojë industrinë e modës dhe jo vetëm
August 13
15:59 2019

Valentina Sampaio ka hapur krahët e saj jo vetëm për pasarelën e Victoria’s Secret, por për të bërë histori. Më herët këtë muaj, u lajmërua se 22 vjeçarja tashmë ishte pjesë e kompanisë legjendare, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm si modelja e parë transgjinore për pasarelën e ëngjëjve. Si ndihet Sampaio? Sikur është gati të ndryshojë botën.

“Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin trans, por për të gjithë njerëzit që nuk përfaqësohen sa duhet në industrinë e modës. Po kalojmë një moment, një evolucion dhe është një i tillë pozitiv. Markat më në fund po kuptojnë dhe po përqafojnë rëndësinë e përfshirjes dhe diversitetit. Është një moment tej mase i rëndësishëm jo vetëm për mua, por për komunitetin tim e më gjerë.”- u shpreh modelja për revistën “Elle”.

Valentina synon që të përdorë zërin, prezencën dhe punën e saj për të ndryshuar “rregullat” jo vetëm në industrinë e modës, por edhe në shoqëri. Duke qenë se për këtë vit shfaqja e VS është anuluar, na mbetet të presim derisa ta shohim atë me krahët e ëngjëjve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje