Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur flet për operacionet plastike: “Kam bërë gjoksin 4 herë”

Modelja e njohur flet për operacionet plastike: “Kam bërë gjoksin 4 herë”
May 16
21:44 2019

Modelja e njohur Blac Chyna ka folur së fundmi për operacionet plastike në një intervistë me Wendy Williams.

“Kam bërë lipo përpara, kam bërë gjoksin 4 herë.”- u shpreh ajo. Lipo ose liposuction është një procedurë që përdoret për të hequr dhjamin.  Ajo ka bërë disa herë operacione për të zmadhuar gjoksin, por më pas edhe për ta zvogëluar atë: “Mendova:”Kjo është shumë.”

Gjithashtu ajo ka bërë ndërhyrje dhe në të pasme, pasi lindi vajzën Dream:

“Shkova dhe e bëra. Bëra lipo pasi linda Dream, dhe ishte jashtë kontrollit. Prandaj e hoqa pak sërish.”

Gjithashtu, përveç kësaj Chyna foli dhe për lidhjet me Tygan dhe Rob Kardashian: “Me lidhjet, disa gjëra nuk funksionojnë. Dhe sërish, ndonjëherë gjërat shpërndahen në mënyra të ndryshme dhe besoj ndoshta kjo ishte ajo që ndodhi. Mënyra si u transemtua,publikisht ishte e gabuar.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje