Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Modelja dhe këngëtari i famshëm “vulosin” romancën e tyre me një puthje në publik

Modelja dhe këngëtari i famshëm “vulosin” romancën e tyre me një puthje në publik
August 29
19:06 2018

Bella Hadid dhe The Weeknd duket se nuk stepen aspak të tregojnë publikisht romancën e tyre të dashurisë. Supermodelja dhe këngëtari  janë parë duke shkëmbyer një puthje në Los Angeles. Cifti janë larguar së bashku nga i njëjti hotel.

Ata rindezën romancën e tyre në muajin maj, në Festivalin e Filmit në Kanë dhe që atëherë kanë qenë të pandashëm.

Në një intervistë të dhënë për “Teen Vogue”, 21 vjeçarja tregoi për periudhën e ndarjes së tyre. “Ju mund të mendoni se e kam përjetuar mirë por është gjithmonë në zemrën tuaj dhe gjithmonë do ta ndjeni. Do të jetë e vështirë për një kohë. Dashuria dhemb por duhet t’a kalosh” – u shpreh ajo ndër të tjera.

Në atë kohë, as ndarjes me modelen, këngëtari pati një lidhje nëtë mujore me Selena Gomez. Nërkohë Bella ishte e lidhur me Drake.

Por, është e qartë që të dy nuk rezistuan dhe u rikthyen në krahët e njëri tjetrit.

Share