Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Misteri i një klipi në varreza dhe deklarata “Zoti t’më vras”! Kush fshihet në të vërtetë pas tyre, Flori? Bruno? Apo…

February 11
23:36 2019

 

Pak më parë në Instagram pjesëtarët e labelit të njohur Threedots kanë publikuar në profilet e tyre një “coming soon” të një projekti të ardhshëm muzikor.
Fillimisht të gjithë menduan se ishte një klip i ri nga Bruno, me shumë mundësi një baladë e cila do të mbante pikërisht këtë titull: Zoti t’më vrasë.
Sapo sheh videon pak sekondëshe dallon shpinën e një mashkulli i cili është duke ecur dhe ndodhet në varreza.
Por edhe pse Bruno, është herë biond e herë brun të bën të dyshosh se është ai mashkulli i videos.

 


Menjëherë pasi kompozitori i njohur Flori Mumajesi publikoi këtë video në Instagram-in e tij le të themi se na lindën dyshimet e para. Mos vallë është Flori ai në klip? Një klip në varreza dhe një titulli si :” Zoti t’më vrasë” na bën të mendojmë se brenda këngës do të ketë dhimbje, do të ketë shpirt, do ketë dashuri e ndoshta edhe funeralin e një dashurie? Çfarë po kurdisin vallë çunat e Threedots? A është Flori ai që do na emocionojë? Është Bruno? Apo ndoshta janë të dy bashkë??

E keqja (sot nuk e zbulojmë dot) ose edhe e mira (ama nuk do të presim shumë) është se nesër ky projekt do të publikohet. Kanë qenë vetë këngëtarët që kanë lajmëruar lanćimin dhe le ta pranojmë se mjaftuan pak sekonda për të ngjallur diskutimin se çfarë po kurdisin këta çuna!(që gjithnjë kanë qenë diskretë me thënë të drejtën)/Blitz.al/

Share