Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Misteri dhe magjia që s’duhet humbur këtë verë fshihet tek “Blu Safiri”

Misteri dhe magjia që s’duhet humbur këtë verë fshihet tek “Blu Safiri”
July 08
16:11 2019

Asgjë nuk është interesnate dhe ndjellëse nëse brenda saj nuk ka mister.

Nëse keni shfletur dy vite më parë botimin e librit “E kuqe Rubini” nga shtëpia botuese Pegi, me siguri kur keni arritur në faqen e fundit do të donit të lexonit menjëherë vllimine  dytë.

“Blu Safiri” është vëllimi i dytë të cilin prej sot mund të keni mundësinë ta lexoni të përkthyer në shqip. Edhe pse është konsideruar si një libër për të rinj në fakt brenda tij mund të humbasi kushdo.

Një libër që me ironi, fantazi dhe origjinalitet të mban pezull dhe të zbavit, duke të shëtitur përgjatë mijëvjeçarit, në përmbushje të një misioni në të mirë
të njerëzimit.
Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë. Ajo nuk është një vajzë e zakonshme londineze, por një udhëtare në kohë, që Rojat – një urdhër i fshehtë me seli në labirintin e rrugëve përreth Temple Church – e dërgojnë në epokat e shkuara për të marrë një pikë gjaku nga dymbëdhjetë të përzgjedhurit dhe për të plotësuar kronografin, një mision prej të cilit varet fati i njerëzimit. Gjatë kohës që kërkon nëpër shekuj të tjerë udhëtarë të kohës, ajo përpiqet të kuptojë gjithë misteret dhe profecitë që
qarkullojnë për Rrethin. Në gjendjen ku është, e shqetëson thuajse çdo gjë: fakti që e fluturojnë para e mbrapa nëpër shekuj, hamendja përzier me zili e kushërirës Sharlotë, mërzia e mësimeve të vallëzimit e të qëndrimit… Pak gjëra i pëlqejnë: xhindi i vogël fantazmë Ksemerius, të cilin vetëm Gueni mund ta shohë dhe, natyrisht,  shoku i saj i udhëtimeve në kohë: Gideoni i pashëm, i cili është tej mase i parashikueshëm me të. Pa dyshim, Gueni e di se nga duhet të ruhet: nga konti i Sen Zhermenit, që mban në dorë fijet e gjithë ngjarjeve dhe që kërkon të plotësojë sa më shpejt kronografin, para se ta ndalojnë armiqtë. Po kush janë armiqtë e vërtetë? Pse Gueni nuk arrin t’i besojë atij?
“Blu Safiri” është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të rinjve në mbarë botën.
“Trilogjia e gurëve të çmuar” është një aventurë jashtëzakonisht intriguese, e pasur me udhëtime të mistershme në kohë, me aksion që të lë pa frymë dhe
romanca drithëruese.

Ky roman, njësoj si dhe vëllimi i parë, është shkruar nga autorja Kerstin Gier me mjeshtëri të rrallë dhe ironi të këndshme , elemente këto që e shndërrojnë në një lexim të
shpejtë dhe të parezistueshëm. Për lexuesit, Guendolina mbetet një prej heroinave më të shkathëta e më të zgjuara në qarkullim.

PS: Kemi edhe një lajm tjetër. Pas “Blu Safiri”-t do të ketë edhe një vazhdim, “Jeshil Smerald”. /Blitz.al/

Share