Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley Cyrus postoi bisedën ku partneri i Priyanka Chopras e komplimenton, dhe kjo e fundit ka vetëm një koment

Miley Cyrus postoi bisedën ku partneri i Priyanka Chopras e komplimenton, dhe kjo e fundit ka vetëm një koment
March 14
19:37 2019

Miley Cyrus ka vendosur të bëjë një pushim nga postimi i fotove të dasmës, dhe ka shpërndarë disa video të saj duke kënduar. Dhe mesa duket, ish partneri i saj, Nick Jonas i vuri re postimet dhe vendosi t’i shkruajë. (Mos harrojmë që tashmë Jonas është i martuar me Priyanka Chopra, ndërsa Miley me Liam Hemsworth.

Ditën e djeshme, Miley postoi një pjesë nga biseda me Jonas ku ai i kishte shkruar: “E mrekullueshme. Këto foto janë  🔥.” Nick po i referohej një fotoje ku Miley kishte veshur një bluzë të Jonas Brothers.

Këngëtarja e postoi me nënshkrimin: “Ai momenti kur dhe ishi yt e di që rrjetet sociale të tua kanë qenë 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥”. Hmm, mund të themi se tashmë janë dy të rritur që e kanë lënë pas lidhjen e tyre dhe mund të bëjnë biseda të rastësishme.

Gjithsesi! Sigurisht që bashkëshortja e Jonas e pa, dhe la një koment.

“Lol.Hahaha…Burri ka të drejtë. Këto foto janë 🔥”- shkroi Priyanka.

Mesa duket ajo e ka marrë të gjithë me situatën me humor, pavarësisht se fansat mendojnë se pikat e përdorura shpesh nënkuptojnë një “kunjë” të mundshme.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje