Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mihrije Braha shtatëzënë? Këngëtarja na bëri konfuzë të gjithëve

Mihrije Braha shtatëzënë? Këngëtarja na bëri konfuzë të gjithëve
February 19
17:24 2019

Mihrije Braha është një ndër artistet më të dashura për publikun, e cila përpos zërit dhe këngëve, pëlqehet shumë edhe për natyrën e saj të çiltër dhe të sinqertë.

Së fundmi 51-vjeçarja na ka bërë konfuzë të gjithëve me një imazh të publikuar në rrjetin e saj social.
Këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram, një foto ku shfaqet e qeshur dhe elgante me një fustan të gjatë, por ai që bie më shumë në sy është barku i rrumbullakosur.
Sigurisht ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit të cilët kanë filluar me komentet, dhe pikërisht aty zbuluam se kemi të bëjmë me një shaka nga ana e këngëtares.
“Duhet me i thënë dhe nënës teme të ngelë shtatzënë!”-shkruan komentuesi nën foton e postuar.
Mihrija nuk ka qëndruar indiferente ndaj komentit dhe ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

“Nanës thuj çfarë të duash! Pak shaka, besoj që i kuptoni shakatë, nëse jo, fol edhe me babanë tënd!”-i përgjigjet këngëtarja ndjekësit.

/Blitz.al/

 

 

 

Share