Blitz

 Breaking News

Mësoni se si mund të reklamohet biznesi juaj në një nga panairet e rëndësishme në Itali

February 05
21:12 2020

Një event mjaft i rëndësishëm do të mbahet për pak ditë në Tiranë dhe mund të jetë një mundësi shumë e mirë edhe për biznesin tuaj!  Nëse ke një biznes në fushën e estetikës, bukurisë dhe shëndetit eja edhe ti dhe bëhu pjesë e Workshop-it “Health and Beauty”.

Do të jetë pikërisht ky event që do të bëjë bashkë disa prej bizneswoman-et më të njohura në këto fusha në Shqipëri, gra të pushtetshme në biznes që kanë zgjedhur të investojnë dhe të ngrenë një brand i cili është përkthyer deri tani në sukses.

Mësoni në vijim se si mund të reklamohet edhe  biznesi juaj në një nga panairet e rëndësishme në Itali.

Qëllimi i workshop-it është njohja me produktet bio për shëndetin e flokëve, lëkurës së trupit dhe fytyrës, prezantimi i metodave dhe makinerive inovatore në trajtimet e trupit, rëniet në peshë, celulitit, depilimeve etj. Do të ketë diskutim mbi dietat e shëndetshme në bazë të organizmit duke dhënë eksperienca të efektshme dhe me rezultate fantastike. Do të shpalosen gjithashtu metodat më të fundit dhe teknikat e make-up profesional.
Workshop-i do të mbahet në datën 22 shkurt në hotel Internacional Tirana nga ora 09:00-14:00 .

Eventi do të drejtohet nga gazetarja dhe moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu e cila do të prezantojë gjithashtu si pjesëtare e panelit linjën e saj të kaçurrelave “Fatmarrela”.

Nerta Tushe, biologe mjaft e njohur me një eksperiencë rreth 15 vjecare do të prezantojë gjithashtu  produkte bimore handmade për lekurën “Produkte bimore M&D “.

VipLine : prezanton trajtime dermoestetike, rimodelim, tonifikim, anti-celulitit.

Lorel Make up: do të tregojë teknikat e make up-it profesional, kombinimet e fundit dhe më “in”.

Roberta Zaninoni do të prezantojë “Time Skin Care” metodën e kontrollit dhe përkujdesjes së lëkurës.

Fiona Konomi përmes My food Albania jep alternativat për një përkujdesje dhe ushqyerje të shëndetshme.

Orën e fundit te eventit do të bëhen konsulta falas për të pranishmet, shitje edhe blerje të produkteve të reklamuara.

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë biletat janë aktualisht në shitje dhe kushtojnë 2000 lekë.

Nëse ke një biznes në fushën e estetikës, bukurisë dhe shëndetit eja edhe ti dhe bëhu pjesë e Workshop-it “Health and Beauty”.

/Blitz.al/

Share