Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Meshkujt nuk kanë mjaftueshëm…”- Enca sqaron për herë të parë konfliktin me Noizy-n

“Meshkujt nuk kanë mjaftueshëm…”- Enca sqaron për herë të parë konfliktin me Noizy-n
November 09
19:09 2018

Dikur ishin të pandashëm, sot janë rivalë. Zënkat e Encës me Noizyn nuk janë diçka e re për publikun shqiptar, por asnjëherë nuk është marrë vesh arsyeja pse ata nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Për herë të parë, Enca ka vendosur të flasë në emisionin “NIN” javën e ardhshme, por promoja ka zbuluar disa nga detajet që ajo ka shprehur në këtë intervistë.

“Sepse mashkulli ka shumë ego. Meshkujt në përgjithësi  nuk do të donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai…”- ka thënë ajo kur është pyetur për marrëdhënien me Noizyn.

“Meshkujt që kanë ardhur në jetën time deri tani nuk kanë mjaftueshëm… Si e thoni ju në Kosovë?”- ka vazhduar ajo më tej.

Pra, mesa duket zënka e tyre mund të ketë qenë për arsye krenarie, egoje apo arsye profesionale? Gjithsesi, ne presim të dëgjojmë përgjigjen e saj të plotë mbi një ndër çështjet që do të mbesë gjithnjë në vëmendjen e publikut.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje