Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mesazhi kërcënues ndaj Era Rusit: Moj qelbësirë, Xhensila Myrtezaj është familjare si ia more…

Mesazhi kërcënues ndaj Era Rusit: Moj qelbësirë, Xhensila Myrtezaj është familjare si ia more…
December 15
22:54 2019

E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, Era Rusi ka folur edhe për ngatërresën e çmimeve me Xhensila Myrtezajin para disa vitesh në “Top Fest”. Xhensila fitoi çmimin e “Internetit” me këngën “Hajde me ne”, ndërsa Era Rusi fitoi çmimin “Best Pop Rock”, por gjatë mbrëmjes ato i ngatërruan çmimet me njëra-tjetrën.

E pyetur nga Aulona nëse këngëtarja vazhdon të ketë ende çmimin e “Internetit” në shtëpi ajo u përgjigj po.

Unë kam çmimin e Internetit, çmimin e Xhensilës kurse Xhensila ka çmimin tim “Pop Rock” i ngatërruam.  Më shkruan njëra njëherë: Moj qelbësir, moj ti që i ke marrë çmimin Xhensilës, ajo është familjare, si guxon ti! Më bëri telef edhe i them unë, e ke parë intervistën? Lexo intervistën dhe më shkruaj prapë”, përfundon Era Rusi.

Share