Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merr fund lidhja e Jonida Vokshit me Dj.Sardin! Thuhet se shkak është bërë xhelozia…

Merr fund lidhja e Jonida Vokshit me Dj.Sardin! Thuhet se shkak është bërë xhelozia…
April 15
18:41 2019

Prej kohësh në media po shkruhet për një çift të ri në showbiz. Jemi duke folur për Jonida Vokshin dhe Dj Sardin të cilët thuhet se janë në një lidhje prej disa muajsh tashmë edhe pse as njëri e as tjetri nuk e ka pranuar publikisht.

Por sërish janë të tjerët që tregojnë për ta. Miqtë e tyre flisnin për një histori shumë romantike dhe të bukur mes tyre, të cilën ata nuk e fshihnin aspak. Përveç përkëdheljeve në publik, ata shkëmbenin dhe mesazhe të bukura në fotot e njëri-tjetrit në “Instagram”, komente që tashmë mungojnë. Sipas “Panorama Plus” moderatorja dhe DJ i njohur nuk janë më bashkë.

Çifti që nuk u zyrtarizua kurrë publikisht duket se i ka dhënë fund lidhjes.

Miq të tyre të afërt, që ishin dëshmitarë të lidhjes së ngushtë të çiftit, kanë treguar se Jonida nuk e shoqëron më Sardin në netët e tij ku luan në club-et e njohur të Tiranës.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht, por sipas “Panorama”xhelozia është bërë shkak për konfliktet mes tyre, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës.

Pak muaj më parë mediat zbuluan se Jonida Vokshi dhe Sardi Shehu kishin zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër. Nuk dihet ku u njohën ekzaktësisht, por thuhej se Jonida ishte fanse e muzikës që Sardi luan në jetën e natës dhe në një nga clubet, ku ai është rezident fundjavëve, janë takuar privatisht. Ata nisën të shoqërohen vetëm pak ditë pasi Sardi u komentua për ndarjen nga balerina e “Klan”-it, Jora Hodo, të cilën e njohu gjatë spektaklit “Dance with me”.

Komento
Shperndaje