Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra se si Stresi e thërret partneren e tij tregon se gjërat mes tyre kanë përparuar…

Mënyra se si Stresi e thërret partneren e tij tregon se gjërat mes tyre kanë përparuar…
February 07
17:38 2018

Kohët e fundit Stresi ka qenë gjithnjë e më i hapur me mediat përsa i përket jetës private. Ai ka publikuar shpesh foto me të dashurën e tij, emri i të cilës thuhet se është Kejsi e madje e ka shprehur se aktualisht ndihet shumë i lumtur e i dashuruar. Pavarësisht se mediat gjatë gjithë kohës i referohen vajzës si “E dashura e Stresit”, në fakt reperi e thërret ndryshe partneren e tij.

Në një postim në Instastory pak minuta më parë, reperi ka publikuar një foto të një tavoline të shtruar për 4 vetë, me ushqime të shëndetshme e të bollshme.  Ajo që të tërheq vëmendjen është shkrimi që reperi i ka bashkangjitur fotos: “Mos të lëntë zoti pa gru”,- duke shtuar dhe disa duartrokitje emotions që tregojnë vlerësimin e tij.

Mesa duket reperi tashmë e quan “grua” të dashurën e tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje