Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Melinda Ademi akuzon Dafinën dhe Taynën për kopje!

Melinda Ademi akuzon Dafinën dhe Taynën për kopje!
August 16
12:58 2019

Bashkëpunimi i Taynës dhe  Dafina Zeqirit është pritur shumë mirë nga publik dhe ka marrë gjithashtu shumë përgëzime edhe nga kvngëtarë të tjerë. “Bye Bye” është një këngë e ndarë në dy pjesë, fillimisht gocat këndojnë në zhanrin e zakonshëm ndërsa në pjesën e dytë bëjnv rep të mirëfilltë.

Melinda Ademi është një ndër personat që mendon se në fakt pikërisht pjesa e dytë e këngës është “e kopjuar” ose thënë ndryshe e frymëzuar nga një tjetër artist.

Ajo ka ironuizuar në Storyn e saj pjesën ku këndon Dafina duke treguar se në fakt ky moment është i ngjashëm me një këngë të Drake.

“Mob Ties” quhet kënga të cilën Melinda ka postuar në Instagram dhe duke lënë të kuptohet se pikërisht këtë ka kopjuar dyshja. Në fakt ky lloj repi është nga ta që të mbeten në mendje dhe ndoshta vajzat janë frymëzuar nga kjo pjesë që realisht të fiksohet menjëherë. Ende nuk ka asnjë reagim Tayna apo Dafina përkëto dyshime ndërkohë që klikimet e këngës vazhdojnë të rriten./Blitz.al/

Komento
Shperndaje