Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Meghan nuk mund të ketë çfarë të dojë”-zbulohen detajet nga debati i Mbretëreshës dhe Princit Harry

“Meghan nuk mund të ketë çfarë të dojë”-zbulohen detajet nga debati i Mbretëreshës dhe Princit Harry
November 09
20:35 2018

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle ishte një nga ngjarjet më të komentuara të 2018 dhe që zuri pjesën më të madhe të kopertinave të showbizz-it në të gjithë botën. Veshja e çiftit, dekori dhe të ftuarit u komentuan pafund ndërkohë që një ndër detajet që iu pëlqye më shumë Meghan-it ishte kurora e mbuluar me smerald që mbante në kokë.

Edhe pse mediat pranë familjes mbretërore thanë në atë kohë që Princi kishte bërë ç’të ishte e mundur për Meghan-in, në mënyrë që t’i plotësohej çdo kërkesë, pikërisht kurora është bërë gati “problem mbretëror” midis tij dhe Mbretëreshës. Një burim i besueshëm i ka thënë mediave në Angli se në fakt ka pasur një debat midis Harryt dhe gjyshes së tij. Mësohet se ajo i ka thënë se: “Meghan nuk mund të ketë ç’të dojë. Ajo duhet të vendosë kurorën që i jap unë dhe pikë” e gjithtashtu ka vënë në pyetje faktin se pse dukesha e re duhet të vendostë një vello në ceremoni ndërkohë që është martuar njëherë më parë. Princi në fakt është përfshirë në debat dhe ka mbrojtur cdo zgjedhje të gruas së tij por në  fund ka “fituar’ mbretëresha.

Në intervistën që Meghan dha pas martesës rrëfeu se kurorën e kishte zgjedhur vetë pasi kishte parë koleksionin e mrekullueshëm të madhërisë së saj, sepse sigurisht nuk mund të tregonte se ishte bërë shkak që trashëgimtari i fronit të debatonte me Mbretëreshën më të fuqishme në botë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje