Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Meghan Markle: Më paralajmëruan se nëse martohesha me Harry-n tabloidet do të më shkatërronin jetën

Meghan Markle: Më paralajmëruan se nëse martohesha me Harry-n tabloidet do të më shkatërronin jetën
October 21
12:02 2019

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princi Harry, janë një ndër çiftet më të komentuar aktualisht në mbarë botën.

Çdo lëvizje dhe gjest i tyre përbën lajm ndaj dhe gjithnjë e më shumë ata e gjejnë veten në titujt kryesorë të revistave.

Disa muaj më parë, ata u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Archie Harrison.

Që prej bërjes publike të lidhjes me Harry-n, Meghan i është dashur të përballet çdo ditë me mediat dhe lajmet e pafundme që shkruajnë për të.

Sigurisht qê si një aktore ajo ishte përballur më parë me famën dhe lajmet por jo deri në atë pikë sa t’ja bënin jetën të pamundur.

Mirëpo miqtë e saj të afërt e kishin paralajmëruar të mos martohej me princin, sepse do ta kishte shumë të vështirë ta shihte veten pothuajse çdo ditë në qendër tê vëmendjes mediatike.

“Kur u njoha me bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin shumë të lumtur, sepse isha unë e lumtur. Por miqtë britanikë më thanë: “Jemi të bindur që është njeri shumë i mirë. Por mos u marto me të sepse tabloidet britanike do të të shkatërrojnë jetën,”, ka treguar Meghan së fundmi duke shtuar se u ishte përgjigjur miqve se kjo nuk do të ndodhte pasi ajo nuk përbënte lajm për tabloidet.

Meghan ka rrëfyer në dokumentarin e “ITV” se pavarësisht se miqtë e paralajmëruan se do t’i shkatërrohej jeta, ajo vendosi të jetonte jetën e saj edhe pse më vonë e kuptoi se gjërat nuk ishin sic i priste.

Dukesha tregoi se momenti më i vështirë ishte pas ardhjes në jetë të vogëlushit Archie.

Ajo rrëfeu e përlotur se iu desh të përballej me trysninë dhe sulmet në media dhe kjo s’kishte qenë aspak e këndshme për të.

“E përjetova shumë pas kuintave, e dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë dhe këtë pjesë s’po mundem ta përtyp.”- u shpreh ajo gjatë dokumentarit.

 

Share