Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura, fituese e qindra çmimeve. Por kohët e fundit kanë qenë të mbushura me telashe për Katy Perryn. Dhe si të mos mjaftonin, tashmë ajo akuzohet nga aktori 38 vjeçar, Josh Kloss për ngacmim seksual.
“Teenage Dream” është një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj, dhe sigurisht që askush nuk ka harruar videoklipin që e shoqëron, ku pjesë e tij është dhe Josh. Ditën e djeshme, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku akuzon Katyn:
“Ajo ishte e këndshme dhe e sjellshme. Kur kishte njerëz rrotull ajo sillej e ftohtë dhe madje e quajti të puthurën me mua “të shpifur” gjatë gjithë xhirimeve të videoklipit. Tani jam shumë i turpëruar por atëherë jepja më të mirën time,pasi ishi ishte e zënë duke më tradhëtuar dhe vajza ime ishte e vogël, e dija që duhet të duroja për hir të saj. Pas ditës së parë të xhirimeve, Katy më ftoi në një klub striptizmi në Santa Barbara. Refuzova dhe i thashë “Duhet të kthehem në hotel dhe të pushoj, sepse kjo punë është gjithçka që kam për momentin.”
Më pas e takova disa herë pas ndarjes së saj nga Russel. Një herë i solla një mik që vdiste ta takonte. Kur e takova, u përqafuam dhe e kisha ende fiksim. Por teksa po kthehesha të prezantoja mikun tim, ajo më uli pantallonat dhe të brendshmet sa mundi që t’i tregonte miqve të saj dhe turmës rrotull, penisin tim.
A mund ta imagjinoni sa patetik dhe i turpëruar u ndjeva?
E them këtë tani sepse kultura jonë dëshmon që vetëm burrat në fuqi janë perversa. Por gratë me fuqi janë po aq të shpifura…”
Ai e përmbyll duke e cilësuar pjesëmarrjen në klip dhe njohjen me Katy si një ndër eksperiencat më të përulura të tij. /Blitz.al/