Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më theu të dyja duart”- Pamela Anderson publikon faktet për dhunën e ish-partnerit

“Më theu të dyja duart”- Pamela Anderson publikon faktet për dhunën e ish-partnerit
June 28
14:42 2019

Pak ditë më parë, aktorja e njohur Pamela Anderson lajmëroi ndarjen e saj nga futbollisti Adil Rami, me të cilin ishte në një marrëdhënie prej 2 vitesh. Shkak u bë tradhëtia dhe dhuna e tij, që e lanë aktoren të shkatërruar.

Ndërkohë, futbollisti francez mohoi çdo akuzë duke thënë se nuk e ka tradhëtuar, dhe do donte që jeta e tyre të mbetej private.

Por nuk vonoi kundërpërgjigja nga Pamela, e cila publikoi e-mailet e shkëmbyera me ish-partneren e tij, Sidonie Biemont e cila është dhe mamaja e dy fëmijëve të futbollistit.

“Ata duhet të më vënë në gjumë që të më bëjnë gjilpërat…duart e mia po bëheshin më mirë…por ai më lëndoi sërish kur ishim në hotel.Kur u acarua me mua se e pyeta pse duhet të rrija në dhomë dhe të bëja gati rrobat ndërkohë që ai ishte tek eventi i hotelit me familjet e “lojtarëve”(që tradhëtojnë).”- shkruante Pamela.

Gjithashtu, ajo tregonte se ai i kishte thyer të dyja duart dhe e kishte rrotulluar duke e kapur prej flokësh, gjatë një zënke verës që shkoi. Dhimbja ishte aq e madhe sa ajo e kishte të pamundur të hapte dhe shishet e ujit.

Anderson filloi komunikimin me Biemont në mënyrë që t’i ofronte mbështetje. Biemont i tregoi që ajo vazhdonte të kishte marrëdhënie seksuale me futbollistin, pasi ai i kishte thënë që marrëdhënia me Anderson ishte thjesht për publicitet. Gjithashtu, Rami kishte gënjyer teksa thonte që ishin vetëm miq dhe nuk jetonte me Pamelën.

“Më vjen shumë keq. Kam më shumë se 2 vjet që jetoj me të. Asnjëherë nuk kam takuar një burrë si ai. Që jeton jetë të shumëfishtë. Jam e shokuar. Më vjen shumë keq për ty dhe djemtë e tu. Unë po e lë. Për mirë këtë herë. Nuk mund ta përballoj më. Kam provuar 10 herë që ta lë, por ai gjithnjë më gjen dhe më përgjërohet të kthehem.”- ishte dhe përgjigja e aktores.

Dhe mesazhet e shkëmbyera janë prova të forta për marrëdhënien e tyre, për të cilat Rami nuk ka bërë ende një reagim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje