Blitz

 Breaking News

“Më thanë mos dil”- Festivali i Këngës, muzikanti i njohur zbulon prapaskenat!

“Më thanë mos dil”- Festivali i Këngës, muzikanti i njohur zbulon prapaskenat!
February 20
20:53 2020

Këndoi “Pirati i Zemrave” me pallto dhe shall në skenë, Clirim Denaj: Më thanë mos dil,pa më parë u futa në skenë

Muzikanti Çlirim Denaj, i ftuar ditën e sotme në emisionin”Vizioni i Pasdites”, tregoi për herë të parë arsyen e veshjes së palltos së shumëpërfolur në Festivalin e Këngës së vitit 1994, ku ai performoi “Pirati i Zemrave”. Denaj shprehu se veshja e palltos ishte një vendim i momentit, i cili krijoi mjaft polemika për kohën.

“Para se të dilja në skenë, isha veshur thjesht dhe thashë po dal. Mirëpo, nuk e di pse më hyri një frymëzim dhe pashë një pallto atje, të madhe me një shall. Dhe në moment, 5 minuta përpara thashë ‘ore pse mos ta marr atë pallton, ta vesh unë’, e mora, e vesha!Në asnjë mënyrë më tha inspektori i skenës. Ai po mbante shënim emrin dhe unë dola. Dhe salla… Nuk ishin mësuar me pallto. Kur më pyetën pse me pallto, u thashë: ‘Unë dola me pallto, u vesha. Sepse këtu kanë filluar të zhvishen të tjerët.’” – shpreh Denaj.

Këngëtari i hitit “Pirati i zemrave” u shpreh se nuk ka më interes të shfaqet në festival, teksa ka sulmuar edhe mënyrën e pranimit të këngëtarëve në këto kompeticione.

“Flasim kështu, drejtë, a shkon tani që të paraqitem unë me ato kalamajt atje? Për çfarë duhet të dal unë? Ka njerëz aty që vënë krevatin të Radio Tirana, o do marrin pjesë o s’ka! Ti e merr vesh se kush do të dalë i pari pa u bërë festivali.”

Çlirimi shpreh se është në formë shumë të mirë për të kënduar, por i ka mëshuar më tepër pjesës kreative të muzikës. Ai ende shkruan tekste këngësh apo poezi, të cilat i ndan me miqtë e familjarët e tij.

Share