Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto)Me të brendshme nëpër metro, vazhdon tradita e “Ditës pa pantallona”

(Foto)Me të brendshme nëpër metro, vazhdon tradita e “Ditës pa pantallona”
January 14
17:30 2019

Që prej vitit 2002, e diela e dytë e janarit, është dita kur qindra të rinj dalin nëpër metrotë e qyteteve ku jetojnë të veshur me të brendshme.

Pjesa e sipërme është në rregull, ata mbajnë xhupa e veshje dimërore, por poshtë nuk kanë as pantallona, as funde. Kjo njihet ndryshe si “Dita pa pantallona”.

Për ta celebruar shumë të rinj kurajozë sfidojnë të ftohtin, duke dalë pa pantallona.

Ndërsa në New York qëllimi i të rinjve nuk është thjesht të shfaqen me të brëndshme, por të tregojnë edhe seriozitet gjatë ecjes së tyre.

Dita Ndërkombëtare pa pantallona filloi në vitin 2002 nga disa studentë amerikanë, të cilët shkuan në metronë e New-Yorkut dhe me humor qëndronin pa pantallona, duke thënë se thjesht kishin harruar t’i vishnin. Kështu që një veprim që nisi si një shaka sporadike u bë virale, dhe çdo vit njerëz nga e gjithë bota vendosin të shkojnë me mjetet e transportit publik pa pantallona.

Ja disa prej fotove më interesante të shkrepura në New-York, Londër, Boston, Berlin dhe Amsterdam.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje