Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Me të bardha veshur o”- Artistët që zgjodhën këtë ngjyrë në gjysmëfinalen e parë të “Kënga Magjike”

“Me të bardha veshur o”- Artistët që zgjodhën këtë ngjyrë në gjysmëfinalen e parë të “Kënga Magjike”
December 06
18:36 2018

U mbyll mbrëmë nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2018”.
Dhe si në çdo event e sidomos në spektakle të të tilla përmasave, është e paevitueshme të mos na e tëheqë vëmendjen pamja e personazheve pjesmarrës.
Në ndër të tjera, një detaj që na ra në sy është se shumë prej tyre zgjodhën pikërisht ngjyrën e bardhë, për t’u përfaqësuar në këtë natë të parë të festivalit.
Që Aurela Gaçe dhe Eli Fara do të kishin të njëjtën veshje, nuk është hera e parë, duke qenë se të dyja ata i kemi parë shpesh të vishen njësoj. Megjithatë mbrëmjen e parw gjysmwfinale tw “Kënga Magjike”, këngëtarët janë kombinuar edhe me mikeshën e tyre të ngushtë, Manjola Nallbani, dhe të treja sëbashku rrëzëllisnin nga bardhësia.
Këngëtarja e cila është këtë edicion anëtare e jurisë e kategorisë “New Artist” ishte veshur me një kostum të bardhë, mbuluar me perla të bardha. Dhe për rastësi edhe Aurela dhe Eli mbanin veshur gjithashtu kostume, sigurisht në përshtatje me natyrat e tyre.

Ky “xing” në “look” nga artistet nuk mund të shpëtonte pa një pozë para aparatit fotografik.

“Bardhësia na mbuloftë shpirtin, të gjithëve bashkë”- shkruan Aurela në foton e postuar në profilin  e saj në Instagram.

 

Mbrëmjen e kaluar shumë e komentuar ishte edhe veshja e guximshme e dy prezantueseve, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Në veshjen e tyre të dytë, ato mbanin veshur të dyja fustane të bardhë.

Të bardhë, të gjatë e zbukuruar me dantella dhe gurë, moderatoret shkëlqyen me fustanet e tyre të bardha.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje