Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Më shumë nga të gjithë do i falenderojnë fëmijët! Shembulli që këto dy çifte dhanë: Respekto atë që ke dashur dikur!

Më shumë nga të gjithë do i falenderojnë fëmijët! Shembulli që këto dy çifte dhanë: Respekto atë që ke dashur dikur!
November 22
11:49 2019

E ardhmja asnjëherë nuk parashikohet! Të gjithë duan të kenë një jetë të lumtur, të jenë përjetësisht të dashuruar me partnerin e tyre dhe gjithçka të jetë e përkryer “përjetësisht bashkë”. Por ja që fatit nuk i dihet asnjëherë dhe koha tregon se shpesh, në marrëdhënien e një çifti krijohen krisje, thyerje aq të mëdha sa dashuria mbaron, dëshira për të ndarë të njëjtin shtrat e të njëjtën shtëpi ndryshon 360 gradë , deri në atë pikë sa nuk mund të qëndrojnë bashkë as për hir të fëmijës.

Gjithkush ka të drejtë të jetë i lumtur në këtë botë. Nëse ka ardhur koha për t’u ndarë nga partneri me të cilin ke ndarë vitet më të bukura, që ke marrë statusin e prindërit, atëherë le të kryhet divorci. Nëse nuk ka më dashuri, zgjidh të largohesh sepse nuk mund të lirohesh, madje as fëmija yt nuk mund të rritet i shëndetshëm psikologjikisht në një familje ku dy prindërit grinden vazhdimisht dhe nuk janë të lumtur.

Kohët e fundit në vëmendje të publikut kanë ardhur dy histori sa të veçanta aq edhe të ngjashme me njëra-tjetrën të cilat duhen kthyer në një shembull për një arsye të vetme: Mbeten miq sepse bashkë jetuan pjesën më të bukur të jetës dhe sollën në jetë një fëmijë.

Jemi duke folur për Nora Istrefin dhe Robert Berishën dhe Rudina Dembacajn me Aleksandër Varfaj.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha 

Ata ishin shumë të rinj kur u njohën dhe u dashuruan. Viti 2006 padiskutim do të mbetet si më i veçanti në jetën e tyre pasi në atë vit ata u njohën dhe u lidhën, dhe nisën historinë e tyre të dashurisë e cila zgjati plot 13 vite. Nora dhe Roberti sollën në jetë një fëmijë, një vajzë të quajtur Renne e cila është motivi i përditshmërisë së tyre. Ata kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në vitin 2014 , gjithnjë kanë qenë një nga çiftet më të pashëm të showbiz-it. Vajzat kishin zili Norën për Robertin e meshkujt kishin zili Robertin për Norën. Gjithnjë të shprehur me superlativa për njëri-tjetrin, përkrahës pavarësisht situatës, i gjithë publiku u shokua kur Roberti përmes një postimi rrëfeu ndarjen nga Nora por duke dhënë një mësim të mirë. Ndryshe nga sa jemi mësuar që njerëzit lëshojnë mllef për ish-partnerët, Roberti i tha bashkëshortes së tij faleminderit për gjithçka, se i është borxhli për jetën që kishin kaluar, për kujtimet e tyre, për vajzën e tyre. Ata vazhdojnë të jenë miq, të udhëtojnë bashkë, të kalojnë mbrëmjet nën të njëjtën çati, të hanë darkat si familje pavarësisht se Nora dhe Roberti nuk janë më dy bashkëshortë të dashuruar. Statusi i vetëm që do i lidh gjithë jetën do të jetë prindër të Renees dhe miq të mirë.

 

Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj

Rudina dhe Aleksandri u njohën rastësisht. Rudinës i ishte prishur makina dhe e çoi diku për ta rregulluar. Pronari i këtij servisi ishte pikërisht Aleksi.

Kalimi në njohje ishte krejtësisht rastësisht. Një ditë ajo po ecte shumë shpejt me makinë dhe Aleksi e merr në telefon dhe i thotë  mos ec shpejt se do na shtypësh. U takuam dhe s’po flisnin asgjë. Këtu Rudina e fton në shtëpinë e saj vetëm për një natë pasi ajo nuk ishte për lidhje të gjata.  Dhe pasi këtij momenti ai nuk iku më “kurrë”. Ata kishin rreth 1 vit e gjysmë bashkë kur vendosën të martoheshin në qershor të vitit 2016. Në intervista shfaqeshin shumë të dashuruar, fort të lidhur pas njëri-tjetrit por diçka ndodhi dhe këtë qershor, kur mbushën 3 vite martesë Rudina dhe Aleksi hapën procesin e  divorcit. Megjithatë atë publikonin foto bashkë, duke dalë shëtitje me Viktorian, vajzën që erdhi në jetë si frut i dashurisë mes tyre. Dilnin për darka, pushonin bashkë, qëndronin si një familje, pavarësisht se divorci tashmë ishte në proces. Dje duket se gjithçka është finalizuar. Rudina dhe Leksi janë ndarë dhe e kanë “festuar”  kështu divorcin e  tyre: me një foto të dy përkrah njëri-tjetrit duke treguar se tashmë janë të dy beqarë! Pavarësisht ndarjes ata mbeten prindër të një vajze të bukur, miq të mirë që nuk mund të hedhin posht vitet që kaluan bashkë dhe kujtimet. Ata sërish do të takohen, të flasin për jetët e tyre, për gjithçka i lidh. Nuk duhen më si bashkëshortë por respektohen si miq.

 

Pikërisht këto dy çifte tregojnë se jo domosdoshmërisht ndarje dhe divorcë nënkuptojnë mëri dhe përçarje. Mund tja dalësh të jesh edhe mik me ish-partnerin/en, duke mos harruar se më shumë nga të gjithë këtë do e vlerësojë fëmija juaj./Blitz.al/

Share