Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me një foto bashkë, Keisi sapo bëri një dedikim të hapur për prindërit e Stresit!

Me një foto bashkë, Keisi sapo bëri një dedikim të hapur për prindërit e Stresit!
September 18
13:14 2019

Stresi dhe Keisi nuk janë më bashkë! Zërat e portaleve i kanë konfirmuar vetë ata, Stresi nëpërmjet intervistave dhe Keisi duke u larguar sërish për të jetuar në Kanada dhe duke mos vendosur më unazën e tyre.

Por ndarja nga Stresi, nuk e ka bërë Keisin të humbë vlerësimin për prindërit e tij. Dhe ditën e sotme, na e provoi dhe këtë.

Ajo ka postuar një foto krahë tyre, ku i shpreh admirimin dhe faktin që i mungojnë:

“Me çiftin perfekt.Pas 43 viteve martesë, akoma inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj.”

Kujtojmë që marrëdhënia me ta ka qenë gjithnjë e ngushtë, dhe mamaja e Stresit gjithnjë e shprehte hapur dhe dëshirën që ta shihte Keisin me fustan të bardhë nusërie.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje