Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me një foto “Aqua & Sapone” Blerina Bombaj jep një mesazh për të gjithë vajzat!

Me një foto “Aqua & Sapone” Blerina Bombaj jep një mesazh për të gjithë vajzat!
July 20
08:38 2019

Dietologia e njohur Blerina Bombaj herë pas here jep mesazhe mjaft të rëndësishme jo vetëm për mënyrën e ushqyerjes por edhe për pamjen.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një foto e sapo dalë nga dushi dhe ka një mesazh të rëndësishëm për për vajzat, ku u thotë se duhet të duan veten me gjithë problemet apo të mirat e tyre…

Asnjëri prej nesh nuk është perfekt, as nga jashtë e as nga brenda! Por, nëse duam të jemi të bukur, duhet t’ja fillojmë nga brenda jashtë, dhe sa më shumë i rregullon ato brenda, aq më pak të mbeten për të rregulluar nga jashtë, dhe madje edhe ato që të mbeten, fillojnë e të pëlqejnë, sepse në fund ke kuptuar që JE TI, NJË E VETME NË GJITHË RRUZULLIN TOKËSOR. Por mbi të gjitha, më duhet të pohoj se mua hunda ime më duket dhe e bukur, pa dashur të mërzis njeri dmth.- ka shkruajtur Blerina përbri fotos.

Dhe po mund të themi se sërish ajo është kthyer në një frymëzim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje