Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më mirë e çmendur se e përdalë”- Kendall Jenner sulmohet online nga motra e ish të dashurit

“Më mirë e çmendur se e përdalë”- Kendall Jenner sulmohet online nga motra e ish të dashurit
July 16
17:39 2019

Dramat nga familja Kardashian-Jenner nuk janë asnjëherë të papritura, por këtë herë kemi një hyrje të re: ish i dashuri i Kendall dhe motra e tij Liv Simmons. Ndërkohë që Kendall aludohet të ketë nisur një lidhje me një tjetër basketbollist, Liv shpërndau në Twitter këtë:

“Unë nuk do doja kurrë të njihesha që dal me sportistë. Imagjino të kalosh pas dore ata të një lige. Jo vetëm skuadër, një LIGË!”

Dhe pasi fansat e sulmuan, pasi e nënkuptuan si një status drejtuar modeles, ajo u shpreh:

“Oh, në djall shkofshi njerëz, unë jetoj poshtë një peme. #ShadyLife. Më mirë të jem e çmendur sesa e përdalë. #Facts”

Por deri në këtë pikë, keni të drejtë të mendoni se mund të jetë dhe rastësi. Por në fakt, Liv e vazhdoi zhurmën në Twitter duke ju përgjigjur drejtpërsëdrejti fansave të Kendall duke thënë që edhe pse ajo nuk përmendi një emër, “nëse këpuca të bën, vishe.” Ose “Në rregull, më lini të qetë, unë as nuk e përmenda, por qartësisht ju kështu mendoni për të.”

Është ky fiks ai rasti kur do pak të përfitosh nga vëmendja e familjes më të ndjekur? Ndoshta, por mbetemi në pritje të një përgjigjeje nga ana e supermodeles./Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje