Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më ke zhgënjyer”- Portieri legjendar Perlat Musta ia thotë hapur në ekran Aulonës, vajzës së tij

“Më ke zhgënjyer”- Portieri legjendar Perlat Musta ia thotë hapur në ekran Aulonës, vajzës së tij
July 01
22:38 2018

Mbrëmjen e sotme Perlat Musta dhe vajza e tij Aulona Musta kanë qenë të ftuar në emisionin “Top Arena” drejtuar nga Edi Manushi për të folur për ndeshjet e këtij botërori. Kjo nuk është hera e parë që moderatorja e “Thumb” dhe portieri legjendar i Partizanit janë pjesë e të njëjtit panel por ndryshe nga herët e tjera ata janë vënë përballë njëri-tjetrit dhe ka qenë Aulona ajo që nga intervistuar Perlat Mustën në vend të Manushit.

Kjo është hera e parë për Aulonën që interviston babain e saj edhe pse ka rreth 13 vite që bën gazetaren.

Aulona e ka pyetur për botërorin e këtij viti si dhe për golin e famshëm e aq shumë të diskutuar të ndeshjes së shumë viteve më parë mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Aulona Musta: Atë golin e famshëm që diskutohet aq shumë edhe sot ia ke lënë Gjermanisë?

Perlat Musta:  Nuk e kam lënë golin por krosin po. Kur ai e ka goditur topin me kokë ka bërë gol por tek krosi edhe mund të ndjej përgjegjësi.”,- ka qenë kjo një pjesë e bisedës.

Por intervista mes tyre nuk ka qenë vetëm mbi futbollin. Aulona e pyeti të atin nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë dhe në këtë moment ishte ai që surprizoi.

“Po, më ke zhgënjyer njëherë . Kur as më njihje e as të njihja. Kjo sepse para se ti të vije në jetë unë dëshiroja të lindje djalë. “,- ka thënë portieri legjendar i Partizanit duke shtuar gjithashtu se është krenar që është babai i saj.

Padiskutim ky ka qenë një moment i veçantë për të dy e shihej që ishin shumë të emocionuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje