Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

MC Kresha është fejuar dhe së shpejti martohet? Flet vetë reperi

MC Kresha është fejuar dhe së shpejti martohet? Flet vetë reperi
August 22
17:39 2019

Ndër lajmet që na surprizuan ditën e sotme, ishte ai për MC Kreshën. Ndërkohë që ai po shijon koncertet e turit veror nëpër Shqipëri e Kosovë së bashku me Lyrical Son, portalet folën për një zhvillim të ri në jetën e tij personale.

Burime për zëri.info rrëfyen se ai është fejuar! Madje jo vetëm kaq, por u tha se ai dhe vajza shqiptare e panjohur për publikun, që jeton në Kanada do të martohen në muajin tetor.

Nuk do të ishte çudi pasi ai asnjëherë nuk i ka bërë publike çështjet sentimale. Gjithsesi, e vërteta është që nuk është fejuar dhe këtë e thotë vetë ai në një prononcim për “Anabelmagazine.com”:

“Isha në gjumë kur thanë që isha fejuar. Po të isha fejuar do e kisha postuar në Instagramin tim dhe jo në portale.”

Prandaj, herës tjetër gjithë sy e veshë nga Instagrami e jo nga zërat lart e poshtë.

/Blitz.al/

 

Share