Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Matuni mirë”- Besa Kokëdhima hedh në gjyq emisionin e Aulonës dhe Fatmës

“Matuni mirë”- Besa Kokëdhima hedh në gjyq emisionin e Aulonës dhe Fatmës
December 09
23:18 2019

Agjenti 00Thumb ka shkaktuar sërish turbullira. Mbrëmjen e djeshme gjatë trasmetimit live në ThumbON, Agjenti 00Thumb tha për Aulonën dhe Fatmën se Besa Kokëdhima u tërhoq nga gara e “Kënga Magjike”, jo për shkak se e kishte të vështirë të këndonte pas tërmetit  por sepse kënga e saj “Histori” ishte e inspiruar nga një këngë e Sia, konkretisht “unstoppable” dhe Davit Guetta – “dangerous”, gjë të cilën sipas Agjentit 00Thumb publiku kishte filluar t’a vinte re në rrjetet sociale,  fakt ky që  bëri Besën të tërhiqej nga gara. Kjo e fundit ka reaguar ditën e sotme në llogarinë e saj në Instagram, ku ndër të tjera shkruante se do të padiste emisionin “ThumbOn”.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë situata në vazhdim.

Share