Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Martohet aktori i njohur i Hollivudit, zbulohen pamjet e para nga ceremonia në Hawaii!

Martohet aktori i njohur i Hollivudit, zbulohen pamjet e para nga ceremonia në Hawaii!
August 19
14:21 2019

Filmi i tij i ri “Hobbs & Shaw” tashmë po shfaqet në kinematë ndërkombëtare, por Dwayne “The Rock” Johnson është tej mase i lumtur dhe për një event tjetër në jetën e tij. Pak orë më parë, ai dha lajmin e bukur se është martuar me partneren e tij prej kohësh, Lauren Hashian.

Johnson postoi një foto ku shfaqet me Lauren veshur me fustan nusërie, teksa kurorëzojnë dashurinë e tyre në brigjet e ishujve Hawaii.

“We do. August 18th, 2019. Hawaii. Pōmaikaʻi (i bekuar)” – ka shkruar aktori krahë fotos.

Ndërkohë që Johnson ka një vajzë nga martesa e tij e parë, me Lauren janë prindër të dy vajzave të tjera. Ata janë bashkë që prej 2007, por nuk kishte zhvilluar një ceremoni dasme.

“Unë thjesht i referohem asaj si gruaja ime tërë kohës. Prandaj shumë njerëz më thonë “Oh, u martove?”  Por jo, e marr lehtë, pa nxitim.”- u shpreh aktori për ET në 2018.

Dhe mesa duket lehtë dhe pa nxitim do të thotë 18 gusht 2019, në mes të një ishulli. /Blitz.al/

Share