Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marrëdhënia e Albanit me Joelle: Në debatin e fundit, vajza ime nisi të qante

Marrëdhënia e Albanit me Joelle: Në debatin e fundit, vajza ime nisi të qante
February 10
17:50 2019

Për çdo prind është e rëndësishme të krijojë një marrëdhënie të shëndoshë me fëmijën e tij. Pikërisht komunikimi është thelbësor aq më tepër në rastin kur fëmija ndodhet në periudhën e adoleshencës. Alban Dudushi është një nga ata baballarë që dëshiron të jetë shumë prezent në jetën e fëmijëve, jo vetëm si baba por edhe si mik i tyre. Albani është prind i një djali dhe një vajze. Kroi Art është ende i vogël ndërsa Joelle tashmë është një adoleshente.

Albani ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe ka treguar më shumë për këtë marrëdhënie të ngushtë që ka mes tij dhe së bijës.

A grinden ata me njëri-tjetrin? A i tregojnë tjetrit gjithçka? A mbajnë inate ?

“Unë jam një baba i përkushtuar dhe këtë e them pa pikë modestie.
Herën e fundit Joelle filloi të qante kur po diskutonim. Ishte një debat ku do të zgjidhnim shkollën ku do shkonte. Dhe i thashë harroje këtë nuk ke për të bërë këtë, nuk e kemi fare në diskutim. Siç janë fëmijët që preken, ajo është dhe në fazën që duhet të formojë personalitetin e saj kështu që e imagjinoj të gjithë inatin e saj ndaj meje…”,- ka rrëfyer Albani duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje ata kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje