Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mark Zuckerberg pritet të dëshmojë sërish përpara Senatit Amerikan

Mark Zuckerberg pritet të dëshmojë sërish përpara Senatit Amerikan
October 13
12:51 2019

Shefi dhe themeluesi i Facebookut, miliarderi Mark Zuckerberg pritet të dëshmojë sërish në Dhomën e Përfaqësuesve të Senatit Amerikan, mbi planet e rrjetit social për të lëshuar në përdorim një kriptovalutë që do të gjejë përdorim në të gjithë botën.

Në një deklaratë të Komisionit të Shërbimeve Financiare të kësaj Dhome, sqarohet se Zuckerberg do të jetë dëshmitari i vetëm në seancën dëgjimore, mbi “kontrollin e Facebookut dhe ndikimin e tij në shërbimet financiare”. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kriptovaluta “Libra” po përballet me kritika të forta nga agjencitë rregullatore dhe ligjvënësit si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë.

Në fillim të 2019-ës shefi ekzekutiv i “Libra Association”, David Marcus, i cili po drejton përpjekjet për lëshimin e kriptovalutës në mbarë botën, i doli në mbrojtje planeve për këtë qëllim, gjatë një seance prej më shumë se dy orësh në Komisionin Bankar të Senatit. Ai tha se Libra nuk do të hidhet në treg pa marrë më parë miratimin e institucioneve rregullatore.

Marcus dhe drejtuesit e tjerë të Facebookut pretendojnë se kriptovaluta e re mund të ndihmojë në uljen e kostove për transferimin e parave në të gjithë botën, si dhe do të ndihmojë ata që nuk kanë qasje në sistemin bankar. Javën e kaluar, “PayPal” njoftoi se po heq dorë nga aleanca me kompanitë dhe organizatat që e reklamojnë këtë monedhë dhe ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e Facebookut për ta lëshuar në përdorim kriptovalutën sikurse është planifikuar. Kujtojmë që kriptovaulta që përdoret më shumë në botë për momentin është Bitcoin, megjithtë Libra, me mbështetjen e kompanive si Facebook dhe Zuckerberg mund të gjejë përdorim të gjërë në treg, duke i shtuar konkurencën shërbimeve si vetë Paypal etj. /Blitz.al/

Burimi: Telegrafi

Share