Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marilyn Monroe shtatzënë me të dashurin e fshehtë! Publikohen për herë të parë fotot

Marilyn Monroe shtatzënë me të dashurin e fshehtë! Publikohen për herë të parë fotot
June 10
17:36 2019

Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë dhe kjo vërtetohet nga një koleksion fotosh të rralla. Personi që i shet dëshmon mbi këtë vërtetë, por gjithashtu ka dhe fakte të tjera.

Fotot që tregojnë një Marilyn shtatzënë në 1960, po shiten për vlerën e 95 mijë dollarëve. Ajo është fotografuar nga mikesha e saj e ngushtë, Frieda Hull që tregon se vetë aktorja i kishte thënë që ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e aktorit Yves Montand.

Por çështja qëndron që në atë kohë, Marilyn ishte martuar me Arthur Miller. Ajo punonte me Montand për filmin “Let’s Make Love” dhe ka shumë gjasa që titullin e filmit ta kenë zbatuar dhe në jetën reale.

Kur Monroe vdiq, fotot ju shitën fqinjit të saj, Tony Michaels për 2240 dollarë. Ajo nuk e lindi kurrë fëmijën dhe Frieda ka treguar se e humbi atë, por nuk është e qartë nëse ishte dështim apo e abortoi.

Fansat ende nuk janë 100% të sigurt për këtë dhe Frieda ka ndërruar jetë në 2014, prandaj nuk mund të dimë detaje të reja. Gjithsesi, dimë që Marilyn dukej një ikonë bukurie edhe në muajt e parë të shtatzënisë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje