Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mamaja ime u sëmur me kancer”- Arbana Osmani flet për herë të parë për ngjarjen e trishtë

“Mamaja ime u sëmur me kancer”- Arbana Osmani flet për herë të parë për ngjarjen e trishtë
May 12
08:31 2019

Ditën e djeshme, emisioni “Dua të të bëj të lumtur” solli pranë publikut historinë e një nëne, Blerinës, e cila prej kohësh vuante me tumorin. Vajza e saj, Iljada tregoi të gjithë historinë e nënës së saj dhe vështirësitë që kishte kaluar dhe mbi të gjitha, i shprehu dashurinë dhe i kërkoi të jetë e fortë. Pjesë e surprizës ishte dhe këngëtarja Irma Libohova.

“Thonë që kur njeriu humbet shpresën i ka humbur të tëra, prandaj duhet të jesh plot shpresë sepse gjithçka kalon. Të uroj të jesh gjithmonë e fortë!”- u shpreh ajo.

Por në gjithë këtë histori, moderatorja Arbana Osmani ishte më e përfshirë se në herët e tjera. Vetë ajo, i tregoi Blerinës se e kuptonte këtë situatë, pasi vite më parë dhe mamaja e saj vuante nga kanceri:

“Kur fëmijët janë të vegjël dhe prindërit sëmuren, sidomos mami, ajo që i bën fëmijët më shumë të vuajnë mendoj unë është fakti që ndihen të pasigurtë se çfarë do ndodhë: A do kthehet mami tek shtëpia prapë? Unë dua të ndaj me ty diçka shumë personale që nuk e kam thënë asnjëherë. Kur unë kam qenë më e vogël se Iljada, shumë më e vogël, mamaja ime u sëmur me kancer. Dhe unë në atë kohë kam vuajtur shumë nga ideja se çfarë do bëja unë sikur të më ikte ajo. Dhe ajo çfarë i lutesha Zotit ishte të mos ma merrte mamin dhe ajo që do kisha dashur shumë nga mami im në atë kohë, do kishte qenë që të më thonte që nuk do ishte asnjëherë.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje