Blitz

 Breaking News

Lorik Cana baba për herë të dytë! Vjen në jetë vogëlushja me emrin 100% shqiptar

Lorik Cana baba për herë të dytë! Vjen në jetë vogëlushja me emrin 100% shqiptar
January 18
10:44 2020

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë bërë prindër për herë të dytë!

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit është bërë baba i një vajze ndërsa Bojkeni me një motër.

Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë dhe tashmë shumë lumturi.  “Panorama Sport” ka mësuar edhe emrin e vogëlushes.

Çifti e ka quajtur vogëlushen Enkeleida, e cila është anëtarja më e re në familjen Cana.

Edhe më herët ish-kapiteni ishte shprehur se  nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.

Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.

/Blitz.al/

Share