Blitz

 Breaking News

Lihet i lirë njëri nga 4 efektivët që u akuzuan për vdekjen e George Floyd!

Lihet i lirë njëri nga 4 efektivët që u akuzuan për vdekjen e George Floyd!
June 11
11:35 2020

Thomas Lane, një nga katër oficerët e policisë së Minneapolis i përfshirë në vdekjen e George Floyd, është liruar me kusht.

Lane, 37 vjeç, pagoi 750,000 dollarë dhe u lirua nga burgu i Qarkut Hennepin në 5:08 p.m. të mërkurën, sipas të dhënave të burgut.

Avokati i tij, Earl Grei, konfirmoi se Lane u la i lirë të mërkurën pasdite pasi kishte dhënë garanci dhe i tha ABC News se ai nuk kishte asnjë koment tjetër për të bërë për të.

Ai është një nga tre oficerët e akuzuar për vrasjen e shkallës së dytë të Floyd, por jo përgjegjësi kryesor për vdekjen e afroamerikanit.

Oficeri i katërt, Derek Chauvin, i cili u kap në kamera duke shtrënguar qafën e Floyd me gjurin e tij ndërsa ai lutej ta lëshonte pasi nuk mund të merrte frymë, është akuzuar për vrasjen e shkallës së dytë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndezur nga protestat për vdekjen e afroamerikanit George Floyd, i cili i kaloi momentet e fundit të jetës me gjurin e një oficeri në qafë, duke iu lutur për jetën e tij.

Burimi: Iconstyle

Share