Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chris Martin pranë depresionit, pas ndarjes

March 21
16:15 2016

Chris Martin, lideri i grupit “Coldplay” ka folur për “Sunday Times” për ndarjen nga aktorja Gwyneth Paltrow.

“Akoma zgjohem me humorin përtokë”,- ka thënë 39-vjeçari. “Por tani kam kuptuar se kam mjetet e duhura për të kthyer situatën në favorin tim”.

Në mars 2014, Martin dhe Paltrow deklaruan ndarjen, por mbetën miq për hir të fëmijëve. Megjithatë, Chris nuk arriti të shkëputej nga e kaluara e tij. “Bëhesh agresiv dhe fajëson vazhdimisht veten për çfarë ndodhi. Aq sa nuk fle më”.

Tani ai ka hequr dorë nga Platrow, e cila ndërkohë  del me Brad Falchuk, autori i “Glee”, që nga korriku i vitit 2014.

Këngëtari i grupit amerikan flet për ndarjen nga Gwyneth Paltrow