Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Liberta Spahiu bëhet zëri ynë! Thumbon të gjitha vajzat interesaxhie dhe fallco

Liberta Spahiu bëhet zëri ynë! Thumbon të gjitha vajzat interesaxhie dhe fallco
February 09
23:01 2018

Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura në trevat shqiptare. Gjithnjë është vlerësuar për seriozitetin e saj jo vetëm në punë por edhe në daljet publike e rrjetet sociale. Moderatorja e “Prive” në disa postime të njëpasnjëshme në Instagram ka ironizuar të gjitha ato vajza që pëlqejnë te “shesin mend” apo mburren në publik. Liberta përmes disa fotove të saj, tërësisht në rol ka “thumbuar” këto vajza që jetojnë një jetë bazuar mbi interesin, të pavërtetë, të bazuar mbi dëshirên për tu veshur me marka, për të qenë pjesë e shoqërisë së lartë, për të patur sa më shumë followers në Instagram etj.

Sipas Libertës, këto vajza, mundoheni t’i bëjnë të gjitha këto vec për interes, e madje edhe lidhen me një të dashur vetëm për këtë qëllim, për të plotësuar këto qëllime të cilat më vonë mundohen ti “shesin” si aftësi. Kush të jetë vallë shenjestra e Libertës? /Blitz.al/

  •     

  •  
Shperndaje