Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Liam Hamsworth flet për martesën me Miley Cyrus: “Është e mrekullueshme”

Liam Hamsworth flet për martesën me Miley Cyrus: “Është e mrekullueshme”
January 27
16:23 2019

Ata realizuan një dasmë sekrete para 3 javësh më 23 dhjetor ndërkohë që daljen e parë publike pas kësaj  ngjarje e patën në mbrëmjen e së shtunës.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus u shfaqën për herë të parë si çift i martuar, në 16-vjetorin e USA Gala në Los Angeles.

Aktori autralian 29-vjeçar u pa teksa ecte mbi tapetin e kuq me partneren e tij që shndërriste e tëra, ndoshta edhe nga bizhuritë e shumta që mbante veshur.

Cifti i njohur u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit: “Last song” në vitin 2009.

Që prej atëherë ata kanë dalë me njëri tjetrin për vite me rradhë, derisa ndodhi një ndarje e bujshme në vitin 2013.

Ata u pajtuan në vitin 2016 e lidhja e tyre vijoi derisa u kurorëzua me martesë në fund të vitit që lamë pas.

Pyetur dje, sesi i dukej jeta tani që është martuar, Liam dha për gazetarët këtë përgjigje:

“Nuk më duket shumë ndryshe, por nga ana tjetër sigurisht që ka ndryshime”. Më tej shtoi: “Është e mrekullueshme. Po e adhuroj”

Dhe në fakt përtej fjalëve klishe, nga portreti dukej që çifti i sapomartuar po shijojnë ditët e tyre më të mira.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje